Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Maqedonisë se Veriut për siç ka thënë zgjedhje të lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, ai ka uruar edhe fitoren e presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut është mbajtur të dielën.
Stevo Pendarovski ka fituar 432.141 vota apo 51.71 për qind, kurse kandidatja e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar 373.382 vota apo 44.68 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb