KOSOVË

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar praktikisht largimin nga qeveria dhe shkak duket se është liqeni i Ujmanit.

Haradinaj ka thënë se partia të cilën ai udhëheq beson në marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të por se nuk vlerëson që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit

Ai thotë se përkundër faktit që ka biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk ka pasur mirëkuptim nga ai dhe nuk e përkrah këtë marrëveshje.

Haradinaj thekson se AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.
Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke.
Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.
Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.
AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”.

Haradinaj
Haradinaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb