Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë të favorshme për Kosovën. Duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, nëse Qeveria e ka shumicën për ta vazhduar punën, Haradinaj tha se një gjë e tillë mund të ndodh nëse opozita ka 61 vota për rrëzimin e Qeverisë.

Teksa i përgjigjej deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, se Haradinaj duhet të deklarohet nëse e ka shumicën për ta vazhduar qeverisjen e tij, kryeministri ka thënë se një kërkesë e tillë është e pakuptimtë nga ana e presidentit.

“Nuk ekziston kjo praktikë për deklarimin e shumicës ose pakicës. Dihet se si ndodhin këto punë në Parlament. P.sh., nëse i ka 61 vota kundër qeverisë, atëherë kryhet puna. Mirëpo, s`ka çka të flasë askush. Atë ditë kur të ndodhë kjo atëherë dihet, por kështu përpara nuk deklarohen këto. Po flitet shumë për këtë temë, gjithkush nga këndi i tij dhe unë qëndroj pas asaj që iu kam thënë partive politike se kanë me ndodh zgjedhjet një ditë. Ne si LDK kërkojmë fillimisht që të kemi një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme dhe nëse nuk arrijmë një marrëveshje të tillë me partitë opozitare dhe partitë në pozitë, atëherë ne do të insistojmë që të kemi aktivitete kushtetuese që ta rrëzojmë këtë qeveri. E, pastaj se kush e voton pro e kush kundër, ajo do të mbetet në të drejtën e votës së këtyre partive, pjesë e vlerësimit dhe përgjegjësisë së tyre, siç thashë edhe njëherë duke përfshirë të gjitha partitë nga pozita dhe opozita që të rrëzojmë këtë qeveri.

Lista Serbe tashmë e ka bërë publike qëndrimin e saj, pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës 10 për qind për produktet që hyjnë nga Serbia, se do ta mbështesë çdo përpjekje për rrëzimin e Qeverisë. Lidhur me këtë presidenti i vendit ka kërkuar që Qeveria të deklarohet nëse e ka shumicën në parlament për ta vazhduar punën. Në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haradinaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb