Hardy Krüger, një aktor gjerman që luajti rolin kryesor në rreth 75 filma gjatë karrierës së tij, ka vdekur në moshën 93-vjeçare në Kaliforni, njoftoi sot agjencia e tij.

Ai vdiq papritur në Palm Springs, tha agjencia me seli në Hamburg gjatë një deklarate.

I lindur në Berlin, Krüger u bë një nga aktorët e paktë gjermanë që pati sukses me një karrierë ndërkombëtare pas luftës. Ai u bë i njohur jashtë Gjermanisë me filmin britanik të luftës “The One That Got Away”.

Ai u shfaq përkrah John Wayne në “Hatari!” dhe së bashku me James Stewart dhe Peter Finch në filmin “Fluturimi i Phoenix”.

Në vitin 1963, drama franceze “Sundays and Cybèle”, në të cilën Krüger luante rolin e një veterani të luftës së Vietnamit që fajësonte veten për vdekjen e një fëmije vietnamez, fitoi çmimin Oscar.

Aktori gjithashtu mori një sërë çmimesh në vendlindjen e tij në Gjermani.

Krüger u shfaq gjithashtu në ekran me Claudia Cardinale, Sean Connery, Yul Brynner, Charles Aznavour, Catherine Deneuve dhe Orson Welles.

Krüger e nisi karrierën e tij si autor i librit “Eine Farm in Afrika” (Një fermë në Afrikë) në 1970.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: