Presidenti Ilir Meta ka qenë sot pjesë e një konference të organizuar nga ambasada Zvicerane në Tiranë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se tryeza me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri

“E falenderoj ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë.
Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë. ?????”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb