Harrison Ford që do të jetë sërish në rolin e Indiana Jones në një kapitull të pestë të sagës së famshme kinematografike, që pritet të shfaqet më 19 korrik 2019.

Regjisor do të jetë sërish Steven Spielberg, që ka zhvilluar edhe episodet e mëparshme ndërsa xhirimet do të zhvillohen në muajt e parë të vitit që vjen në Britani të Madhe.

Njoftimi u bë nga “Disney”, duke i dhënë fund një pritejeje prej gati një dekadë për të apasionuarit e arkeologut më të famshëm në botë.

Filmi i fundit i 2008, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, ndonëse nuk arriti të njëjtin sukses të serive të mëparshëm, arriti të grumbullonte 786 milionë dollarë në botë, ndërkohë që ishin shpenzuar për të vetëm 185 milionë dollarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: