Një studente luftoi me vdekjen dhe vuajti ditë të tëra në spital për shkak se harroi një tampon për 9 ditë në vaginë.

Emily Pankhurst, 20 vjec ishte e zënë më provimet përfundimtare në universitet dhe shprehet se për këtë arsye harroi të hiqte tamponin e vendosur prej më shumë se një jave.
Kur filloi të ndihej keq, dhe gati pësoi sindromë shoku, vajza u kujtua se kishte futur një tampon dhe kishte harruar ta hiqte.

Pasi e qhoi, vajza u nxi e tëra, goja po i merrej dhe nëna e saj lajmëroi ambulancën menjëherë.
Pasi u mbajt në kujdes intensiv në spital, mjekët i shpjeguan se gjaku ishte helmuar nga lëndët toksike që kishte lëshuar tamponi, dhe jeta e saj u rrezikua së tepërmi.
Mjekët i dhanë antibiotike por vajza për pak kohë humbi aftësinë e lëvizjes, madje dhe në distanca të shkurtra.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: