Një i ri shqiptar ka përfunduar në spital në Itali, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në tren.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në orën 22:30 në stacionin në Brescia.

Pasi kishte zbritur në platformë, 23-vjeçari kishte kujtuar se kishte harruar çantën e shpinës në tren, ndërsa teksa nxitonte ta merrte, u tërhoq zvarrë.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar u tërhoq për disa metra zvarrë, ndërkohë që një ambulancë e dërgoi atë në spital. Mësohet se gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb