Kreu i PD Sali Berisha, ka treguar historinë e miratimit të ligjit 7501 për ndarjen e tokave.

Ai ka zbuluar se kudo ku shkonte, fshatarët e kërcënonin se nuk do ta votimin nëse do të vijonte ta mbështeste.

“Mund të më pyesni shumë herë për atë ligj dhe do ju them se është votuar nga ne në kundërshtim me atë që unë kisha në bindjen time.

Bindja ime ju e dini veriu është konservator, dhe atje toka është ndarë në mënyrë absolue sipas kufijve të mëparshëm pa asnjë problem.

Tani tek Shqipëria e mesme.

Unë 3 muaj kryetar partie shkoja në Ndroq, kisha dalë me parrullën “Toka e të zotit”, atë koncept kisha. Nuk mendoja se mund të behët ndryshe,

Fshatarët më thanë që nëse vijon me këtë nuk do të votojmë. 74 përqind ishin në fshat. Shkoja në Korcë e Lushnje e gjeja të njëjtin qëndrim nga fermerët, që më thoni harroje nëse mban këtë koncept, nuk ke vota.

Çfarë kishte aty? Regjimi 50 vjeçar e shndërroi fshatin në rezervat njerëzor. Kur s’ishin 3 familje si’shin bërë 15 dhe të mbeteshin pa tokë nuk kishte alternativë.

4 milion dollarë ishte rezerva e shtetit atë vit. S’kishte asgjë për kompensimet. Çfarë mund të bëhet? Të stimulohet tregu i tokës.

Unë atë ligj nuk marr përsipër ta zhbëj se janë krijuar marrëdhënie të reja posedimi këto 30 vite. por qeveria të kreditojë tregun e tokës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: