Përveçse një burim shumë i mirë informacioni, interneti në ditët e sotme është kthyer edhe në një rrezik, sidomos për fëmijët. Themi këtë pasi një tjetër lojë e rrezikshme, ashtu si “Balena Blu” është shfaqur në Facebook. Ajo quhet “Sfida 48 orëshe” dhe u drejtohet të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeç.

Të gjithë fëmijët që bëhen pjesë e saj, ftohen që të zhduken nga prindërit e tyre. Çdo përmendje si “ i humbur” në rrjetet sociale, rrit pikët e lojës. Ata që marrin pjesë mund t’i rrisin këto pikë duke qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur të fshehur nga familja apo miqtë e tyre të ngushtë.Rasti i parë është raportuar në Irlandë. Një nënë nga qyteti Derry është shprehur se fëmija i saj ishte zhdukur për plot 55 orë dhe është gjetur në një qytet tjetër, shumë larg.

“Isha e tmerruar. Kisha frikë mos kishte vdekur, ishte rrëmbyer, apo përdhunuar. Ai mendonte se ishte argëtuese dhe nuk shprehu aspak pendesë kur u mor në pyetje nga policia”, tregoi ajo.

“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën që u përhap në vitin 2015, “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: