Flori Mumajesi është një ndër artistët më të suksesshëm në vend, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë. Shumë i komentuar në media, Flori së fundmi ka tërhequr një vëmendje të madhe për shkak të jetës së tij private.

Mirëpo, përveç këngës dhe shkrimit të teksteve, Flori ka vendosur që të eksperimentojë me një profesion tjetër. Kantautori tashmë është bërë edhe regjisor duke qenë se klipin e fundit të këngës së Brunos ‘Zoti t’më vrasë’ e ka projektuar ai, sipas Xing.

Siç duket Flori qenka i talentuar edhe në këtë fushë, duke qenë se video e tij e parë ishte një sukses i madh dhe u prit shumë mirë nga ana e fansave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb