Nesër, një picajol francez do të përpiqet të vendosë një rekord botëror në një panair ushqimor në Lion me një picë me 1 000 djathëra.

Kuzhinieri parizian, Julien Serri dëshiron të thyejë rekordin për numrin e llojeve të djathit në një picë të vetme.

Ai planifikon të bëjë një picë në panairin e Sirhas, ku pica gjigante do të hyjë në furrë.

Picajoli do të mbështetet nga disa prodhues djathi me përvojë dhe nga grupi kombëtar i qumështit CNIEL si dhe nga rajoni Auvergne-Rhone-Alpes.

Panairi ende nuk ka qenë në gjendje të përshkruajë matjet e sakta të picës.

Për përpjekjen e tij për një rekord të ri botëror, francezi do të mbështetet vetëm në varietetet e djathërave franceze.

CNIEL thekson se janë pak a shumë 1 200 lloje djathërash në Francë.

”Rekordi i mëparshëm u vendos nga një prodhues picash në vitin 2020, i cili përdori 257 lloje djathi në një picë”, sipas transmetuesit BFMTV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb