Një sherr masiv ka ndodhur në një nga plazhet e Britanisë së Madhe. Siç raportojnë mediat e huaja, në Broadstairs, Kent, disa vizitorë të plazhit u përfshirë në një përleshje, ndërsa dukshëm u harruan edhe rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë.

Pamjet kanë bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ku shihet se si disa persona zihen me njëri-tjetrin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa nuk dihet motivi i ngjarjes në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb