Kjo video ka bërë xhiron e botës. Aty shihet një vajzë e cila lëshon fëmijë që po mbante në krah, vetëm për të kapur buqetën me lulë që hidhet nga nusja. Videoja që është regjistruar nga njëri prej të ftuarve, dhe që më pas është shpërndarë me shpejtësinë e dritës, tregon se si fëmija bie në tokë.

Por, për fatin e mirë duket se foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Këtë e ka konfirmuar edhe personi që e ka ngarkuar videon në internet. Nuk dihet se ku ka ndodhur realisht kjo ngjarje, por meqënëse në Shqipëri është sezon dasmash, duhet të keni kujdes!
(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: