Duka i Sussex dhe Duka i Jorkut nuk patën asnjë rol zyrtar në kurorëzimin e mbretit Charles III, konfirmoi sot Buckingham Palace.

Harry dhe Andrew, të cilët nuk janë më në familjen mbretërore, morën pjesë sot në ceremoni, por nuk kryen asnjë detyrë.

Ata do të mungojnë gjithashtu në procesionin që do të çojë mbretin dhe mbretëreshën e sapokurorëzuar të BM nga Westminster Abbey në Buckingham, pas ceremonisë në Londër.

Të gjithë sytë ishin te Harry teksa ai u përball me të afërmit e tij në publik për herë të parë, që kur kritikoi babanë e tij Charles si dhe Camillan dhe princin dhe princeshën e Uellsit në kujtimet e tij në librin “Spare”.

Meghan qëndroi në shtëpi në Kaliforni me fëmijët Archie dhe Lili, duke festuar ditëlindjen e katërt të Archie që është po sot.

Harry ka treguar se ka materiale të mjaftueshme për të botuar një libër tjetër, gjë që ka të ngjarë t’i bëjë anëtarët e familjes mbretërore të kujdesshëm ndaj takimit me të.

Andrew u largua nga jeta publike pas intervistës së tij katastrofike në ”Newsnight” në nëntor 2019 dhe zemërimit për miqësinë e tij me financierin pedofil Jeffrey Epstein.

Mbretëresha Elizabeth II ia hoqi të gjitha rolet e nderit ushtarak, përfshirë kolonelin e gardës ”Grenadier”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: