Me rastin e dasmës mbretërore të princ Harry dhe aktores Meghan Markle, më 19 maj, në territorin e kështjellës Windsor, pritet të marrin pjesë 2 640 persona, njoftoi sot Pallati Kensington.

Gjithashtu, sipas këtij njoftimi është konfirmuar vendimi i çiftit për të përfshirë publikun dhe për të ndarë me ta momente argëtimi dhe gëzimi duke specifikuar se midis të ftuarve, 1 200 do të jenë qytetarë të zakonshëm nga çdo cep i Britanisë së Madhe.

Harry dhe Megahn

Sipas disa detajeve mbi dasmën mbretërore, midis 2 640 të ftuarve, 200 prej tyre janë punonjës të shoqatave humanitare dhe organizatave të ndryshme që mbështesin Harry dhe Meghan duke përfshirë 100 nxënës nga dy shkolla lokale, 610 persona që jetojnë dhe punojnë në zonën e Kështjellës së Windsor dhe 530 punonjës të pallatit mbretëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb