TIRANE – Dasma e princ Harry-it dhe Meghan Markle ka qenë dhe është tema e muajve të fundit në media. Fytyrat e tyre mund ta keni parë kudo por që të ishte stampuar edhe në kostumet e banjove për femra askuj nuk ia priste mendja. Epo ja që ndodhi dhe kjo gjetje s’mund të ishte më gallatë se kaq.
4C439AC200000578-0-image-a-36_1526384082618
Emisioni i mëngjesit “This Morning” shkaktoi të qeshura pafund tek ndjekësit e tij, kur në studio u shfaqën papritur 2 modele, që mbanin veshur trupore me fytyrën e çiftit mbretëror të stampuar.

4C439F9100000578-5731049-image-a-47_1526384459665

Prezantuesit nuk mund ta mbanin të qeshurën dhe nisën të komentonin rrobat e banjës të çuditshme që ia behën papritur në emision. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga teleshikuesit, që nisën të komentonin në Twitter.

4C439AEF00000578-0-image-a-37_1526384084118

Dikush do ta ndjekë me kërshëri dasmën e momentint, por kurrsesi nuk do të veshë truporen me mjekrën e Princ Harry-t të pozicionuar në një vend të tillë.
Ndërkohë që një tjetër e do me patjetër ta blejë.

4C439AC200000578-0-image-a-36_1526384082618

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: