Harry e Meghan ndryshojnë sërish shtëpi. Cifti është transferuar në Los Angeles pasi ka lënë shtëpinë në Vancuver, Kanada.

Los Angeles është edhe qyteti i lindjes së Meghan dhe vendi ku jeton mami Doria Ragland, që punon si asistente sociale dhe instruktore joge.
Vendimi për tu transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen pavarësisht zërave të disa muajve më parë që çifti nuk do e konsideronte SHBA si vendin e qëndrimit të tyre, derisa Trump të ishte president.

Ndër të tjera Meghan është përzgjedhur nga Disney, që e ka selinë në Los Angeles, për të marrë pjesë në dokumentarin ‘Elefants’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb