Pas dhimbjes së madhe të korrikut, vjen lumturia për dukët e Sussex. Sipas asaj që raporton e përjavshmja ‘Gente’ me pamje ekskluzive të barkut dyshues të Meghan Markle, bashkëshortja e princit Harry duket se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, pas ardhjes në jetë të Archie dhe pas abortit të dhimbshëm të verës së shkuar. E fotografuar me një pallto të hapur, ish artistja tregon një bark rrumbullak dyshues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por nuk janë vetëm fotografitë që tregojnë Meghan në Los Angeles me Harry me një pallto të madhe, pavarësisht 18 gradëve në Kaliforni. Sipas burimeve edhe kartolina e Krishtlindjeve e dukëve është modifikuar për të mos treguar shumë për dukeshën. Ndër të tjera në intervistën e fundit nëpërmjet Ëeb Markle është shfaqur gjithmonë me fytyrë pa treguar asnjëherë trupin, një kuadrat që rezulton perfekt për të fshehur rrumbullakësinë. Sipas revistës britanike ‘Ok!’, burime pranë çiftit konfirmojnë dëshirën për të zgjeruar familjen.

Në nëntor Dukesha e Sussex kishte treguar në një artikull të gjatë dhimbjen e humbjes së një fëmije dhe afërsinë e Harry në këtë moment të vështirë, por edhe shpresën dhe dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër. Tani nuk mbetet tjetër veçse të presim konfirmimin zyrtar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb