Harry e Meghan: “Është shumë bukur të kthehesh”.Markle kthehet në Britaninë e madhe për herë të parë pas Megxit dhe duket gjithë shkëlqim. Më një look të pagabueshëm me ngjyrë bojë qielli, Meghan shfaqet e qeshur dhe e lumtur në krah të Harryt të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Cifti është shfaqur në publik për herë të parë pas njoftimit të heqjes dorë nga titujt mbretëror.

Të strehuar nën një çadër për shkak të shiut që binte, duka e Sussex ishte veshur me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe një kravatë që shkonte me fustanin e bashkëshortes, ndërsa ish artistja amerikane është shfaqur me një fustan bojë qielli, që i nxirrte në pah format e saj.

Të gjithë sytë ishin drejtuar tek Markle, në daljen e saj të parë angleze dhe ajo ka ditur shumë mirë të bëjë për vete publikun, duke u shfaqur e qeshur dhe shumë e lumtur pranë Harry.
Në fillim me dorën në krah dhe më pas dorë për dore, mes tyre kishte shumë harmoni dhe dashuri. Kush i donte në krizë dhe të zemëruar me familjen mbretërore, nuk është kënaqur aspak nga këto foto, ku shfaqen të qetë dhe të lumtur në drejtim të Londrës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb