Duka dhe Dukesha e Sussex-it i kanë shprehur shqetësimet e tyre Spotify rreth dezinformatave të Covid-19, ndërsa thane se do të vazhdojnë të punojnë me platformën.

Çifti nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me gjigantin Spotify për të organizuar dhe prodhuar podkaste, me një vlerë rreth 25 milionë dollarë në fund të vitit 2020.

Në një deklaratë të dielën, Fondacioni Archewell, një organizatë bamirësie e themeluar në vitin 2020 nga Princ Harry dhe Meghan, tha se i kishte shprehur shqetësimin platformës lidhur me këtë çështje duke kërkuar që ndryshimet në platformë të ndihmojnë në adresimin e kësaj krize të shëndetit publik.

Shqetësimet u shfaqën pasi një numër artistësh hoqën dorë nga platforma për shkak të përmbajtjes së diskutueshme, siç është podkasti i “Joe Rogan Experience”, i cili është njohur për pikëpamjet skeptike ndaj vaksinave.

Një zëdhënës i Archewell tha se çifti është i përkushtuar për të vazhduar punën me platformën e shërbimeve mediatike.

“Qindra miliona persona preken nga dëmet serioze të keqinformimit dhe dezinformimit të shfrenuar çdo ditë. Prillin e kaluar, bashkëthemeluesit tanë u kanë shprehur shqetësimet e tyre partnerëve tanë në Spotify për pasojat reale të keqinformimit të Covid-19 në këtë platformë. Ne presim që Spotify të mblidhet në këtë moment ndërsa mbetemi të përkushtuar për të vazhduar punën së bashku”, tha zëdhënësi.

Një ditë më parë Joni Mitchell njoftoi se do të hiqte listën e saj të këngëve nga Spotify “në solidaritet” me Neil Young.

Muzika e Young po hiqet nga platforma pasi thuhet se ai ka ofruar një ultimatum për të hequr ose listën e tij të këngëve ose podcast-in e “Joe Rogan Experience”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb