Në të gjithë Commonwealth në 8 nëntor festohet Remembrance Sunday, një ditë kushtuar të rënëve në luftën e parë botërore. Larg nga Londra dhe nga familja, edhe princi Harry ka dashur të nderojë dëshmorët e vrarë për atdhe. Princi ka shkuar në varrezat e Los Angeles së bashku me bashkëshorten Meghan Markle. Mesa duket Duka i Sussex i ka kërkuar royal family që të vendosin një kurore në emrin e tij në kryeqytetin britanik, por ka marrë një ‘jo’ si përgjigje. Sipas Sunday Times, Harry ka dashur të marrë pjesë, të paktën virtualisht, në festime me familjen e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kërkesa për të vendosur një kurorë në emër tij ka ndeshur me një mur: ’Nuk është më pjesë e Royal Family’, ka qenë replika e Buckingham Palace. Për këtë arsye ai është organizuar për llogari të tij. Së bashku me Meghan ai ka bërë një vizitë në varrezat kombëtare të Los Angeles. Ata kanë çuar lule të mbledhura në kopsht nga vetë Meghan dhe i kanë vendosur në varret e dy ushtarëve, njëri që ka shërbyer në Royal Australian Air Force e tjetri në Royal Canadian Artillery. Mbi një obelisk çifti ka vendosur një kurorë me lule me një mbishkrim: ’Në kujtim të atyre që kanë dhënë jetën në mbrojtje të atdheut’.

Për këtë vizitë në varreza Harry dhe Meghan kanë zgjedhur një look elegant të përshtatshëm për rastin në fjalë, pallto e zezë dhe taka të larta për të dhe kostum blu për Harryn. Ne prezencë të njerëzve të tjerë Harry dhe Meghan kanë mbajtur maskën dhe e kanë hequr kur distancat me të tjetër e kanë lejuar.

Edhe në Londër ndërkohë është mbajtur ceremonia në kujtim të dëshmorëve. Princi Carlo ka vendosur kurorë dhe tulipanë te kuq në emër të tij dhe një tjetër në emër të Mbretëreshës Elisabetta. Princi William ka nderuar të rënët për atdhe dhe ka vendosur një kurorë në emrin e tij dhe një tjetër në emër të princit Filippo.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: