Muaj mjalti i anuluar? Absolutisht jo! Thjesht s’do të ketë më Namibi për Harry dhe Meghan, por një vizitë në Canada në vilën e mbretit Giorgio.

Një ndryshim programi që mund të japë një shpjegim për zërat e vazhdueshëm që qarkullojnë për një shtatzëni të mundshme të Dukeshës së Sussex, sigurisht akoma e pa konfirmuar por as edhe e mohuar.

Udhëtimi i muajit të mjaltit në Afrikë nuk ishte i vendosur përfundimisht dhe çifti ka ndryshuar destinacionin drejt Kanadasë, një vend shumë i dashur për Markle dhe për familjen mbretërore.

Sipas Tmz, burime kanadeze konfirmojnë mbërritjen e çiftit të ri në Fairmont Jasper Park Lodge, në Alberta, duke zgjedhur vendin superloksoz, Royal Retreat.

Një vendim që e risjellë Meghan në Kanada, ku ajo ka jetuar kur ishte e impenjuar me xhirimet e ‘Suits’ dhe që i lejon Harry të vizitojë të njëjtat vende të të parëve të tij.

Në këtë vend magjepsës kanë qenë më parë mbreti Giorgio dhe bashkëshortja Elizabeth, mbretëresha nënë, në 1936, ndërsa në 2005 mbretëresha Elisabetta me princin Filippo.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088371_0_image (1)

C_2_articolo_3143073_upiImagepp (1)

C_2_fotogallery_3088371_6_image (1)

C_2_fotogallery_3088371_5_image (1)

C_2_fotogallery_3088371_4_image (1)

C_2_fotogallery_3088371_3_image (1)

C_2_fotogallery_3088371_2_image (1)

C_2_fotogallery_3088371_1_image (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: