Modern dhe popullorë, princi Harry dhe Meghan Markle kanë thyer pothuajse çdo traditat mbretërore. Në shtëpinë e tyre të Frogmore, me 10 dhoma gjumi, ajo ka vetëm një grua që e ndihmon në punët e shtëpisë për momentin dhe janë në kërkim të një dadoje për Archie (pas largimit të nënës së saj Doria në Amerikë). Edhe në zgjedhjen e karrocës dukesha ka përdorur një bashkëkohore, duke hequr dorë nga karrocat antike dhe mbretërore.

Sipas asaj që tregohet në një dokumentar për jetën e dukëve të Sussex, ‘Meghan Markle: Inside the Home of a Princess”, Harry dhe Markle, duket se janë shumë të fiksuar me qetësinë dhe privatësinë e tyre, aq sa nuk duan maxhordom, babysitter dhe governante në shtëpi.

Vetëm një person merret aktualisht me rregullimin e shtëpisë, me dhjetë dhoma gjumi, së Frogmore Cottage. Duket që mami Meghan merret personalisht me Archie dhe është aq xheloze për fëmijën e saj sa ende nuk ka gjetur një dado të përshtatshme për të.

Në fillim ishte nëna e Markle Doria që e ndihmoi Meghanin, por tani ajo ka nevojë për një infermiere që mund ta ndihmojë. Dukesha e Sussex, sipas asaj që raporton The Sun, ka hequr dorë edhe nga traditat, pasi ajo po përdor për djalin e saj një karrocë moderne, elegante, të përshtatshme për çdo ambient dhe terren dhe jo karrocën e përdorur nga nipërit mbretëror më parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb