SHBA

Që kur mori vendimin të braktisë Pallatin Mbretëror dhe të transferohej në Kaliforni, jeta e princ Harry ka ndryshuar rrënjësisht. Më parë ai ishte në qendër të mediave dhe paparacët e ndiqnin kudo, por tashmë ai është i lirë të shijojë familjen e tij në mënyrën që ai dëshiron.

“Jeta ime në pallatin Mbretëror ishte një përzierje e ‘Truman Show’ dhe ‘të jetosh i mbyllur në kafaz në një kopsht zoologjik’- tha Harry për ‘Armchair Expert’.

Që prej zhvendosjes në SHBA për princ Harry-in janë thënë shumë, se ai është i dëshpëruar dhe pa punë ose se më në fund e ka gjetur veten. Ndarja nga familja e tij nuk ishte e lehtë, por ajo që ai gjeti në SHBA është e paçmueshme, liria.

“Në Kaliforni mund të dal me kokën lart, mund të nxjerr djalin jashtë të shëtisim, ta marr në biçikletë gjëra të thjeshta por që më parë nuk mund t’i bëja dot. Ndihem ndryshe, i lirë”- ka thënë më tej Harry.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: