BRITANI E MADHE

Meghan Markle dhe Princ Harry morën pjesë në ndeshjen e bejsbollit midis skuadrës ‘Yankee’ të New York dhe skuadrës ‘Red Sox’ të Boston.

Pas daljes së tyre publike, në rrjet është bërë virale një video, ku dallohet se duka e ka injoruar në një moment prezencën e partneres së tij.

Meghan iu drejtua Harry-t për t`i thënë diçka. Ai nga ana tjetër duket se vazhdonte të fliste me dikë tjetër, pa i kushtuar rëndësi asaj.

Si qëndron e vërteta? Në fakt, ndeshjet e bejsbollit janë të zhurmshme. Me shumë mundësi Harry nuk e ka vënë re që Meghan i ka folur duke qenë se ishte duke biseduar me dikë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb