ANGLI

Golashënuesi i Totenham dhe Anglisë, Harry Kane ka kërkuar largimin nga ekipi i tij që këtë verë.

Kane duket se nuk kërkon të qëndrojë më tek Spurs për shkak se nuk ka fituar ende asnjë trofe me ta.

Po ashtu Presidenti i Totenham, Daniel Levy e ka pranuar largimin e Harry Kane dhe ka vënë në lëvizje zyrtarët e klubit për të gjetur një zëvendësues.

Me të gjitha gjasat Harry Kane do të transferohet brenda Anglisë pasi tre ekipet e interesuara dhe që mund të përballojnë shpenzimet e sulmuesit janë Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

Nuk dihet ende se cila nga tre gjigandët e Anglisë do të futet në garë për 27-vjeçarin i cili është shumë premtues, duke ditur që të treja klubet kërkojnë këtë verë një bomber për në krye të sulmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb