Man.City bëri gjithçka në verë për të siguruar shërbimet e Harry Kane, me sulmuesin kishin gjetur një akord total por në fund ishin drejtuesit e Tottenham Hotspur që vendosën veton duke mos lejuar largimin e kapitenit. Historia pritet të përsëritet sërish këtë verë, por me një ndryshim jo të vogël. Tashmë në garë për të siguruar shërbimet e Kane nuk do të jetë vetëm Man.City por dhe Man.United.

Kane
Kane

Sipas ESPN, “djajtë e kuqë” e kanë vendosur Harry Kane në majën e listës së dëshirave, në këto kushte pritet që dy ekipet të përplasen fort, për të joshur sulmuesin britanik. Jo vetëm Kane, gjithnjë sipas ESPN, Man.United do të përpiqet që në verë të sigurojë edhe shërbimet e mesfushorit të West Ham, Rice.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb