Harry Kane nuk u shfaq në stërvitjen e sotme të Tottenham, teksa supozohet që pushimet kishin mbaruar dhe duhet të niste përgatitjet për sezonin e ri.

Gjithashtu, lojtari anglez është i gatshëm që të shfrytëzojë “marrëveshjen e zotërinjve”, e firmosur në rinovimin e fundit, për të lënë Spurs në këtë merkato vere.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje do të kundërshtohet nga klubi. Tottenham ose do të marrë ofertën e duhur, ose nuk do të hapë dyert e shitjes së tij. Manchester City pret dhe e di që kjo lojë mund të gjejë një zgjidhje më vonë, ndoshta edhe në mesin e gushtit, pasi Kane do largimin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb