Harry Kane do të qëndrojë tek Totenham. Ai ka vendosur që të mos largohet këtë verë dhe të fokusohet 100% për të ndihmuar ekipin londinez të arrijë sukses.

Kane ka mbetur i befasuar nga pritja e tifozëve të Totenham në ndeshjen ndaj Wolves teksa shkruan se ka marrë mesazhe mbështetëse pa fund në javët që la pas.

Sulmuesi anglez kërkoi me çdo kusht largimin nga Totenham, madje mungoi edhe në stërvitjen e parë sezonale.

Manchester City ishte i vetmi ekip që u interesua seriozisht për shërbime e 28-vjeçarit duke shprehur gatishmërinë për të paguar deri në 150 milion euro, por Totenham refuzoi.

STATUSI NGA HARRY KANE

Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të Dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam pasur në javët e fundit. ?⚽

Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses. #COYS


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb