Vazhdon në distancë sfida mbretërore mes William me Kate dhe Harry me Meghan. Fëmija i dytë i princit Carlo ka fluturuar drejt Canada për tu bashkuar me bashkëshorten dhe djalin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndër të tjera në Pallatin Mbretëror, në një event zyrtar dukët e Cambridge kanë bërë nderimet e duhura. Middleton e veshur me një fustan të kuq, të gjatë e me xixa është shfaqur e lumtur dhe e qeshur, ndoshta edhe e lehtësuar nga zgjidhja e Megxit.

E teksa nga gazetat britanike vijnë foto të dukeshës së Sussex me djalin dhe dy qentë e saj duke bërë shëtitje nëpër Vancouver, në Londër, Kate luan rolin e mbretëreshës.

Kjo për faktin që Elisabetta vështirë se mund të marrë pjesë në evente në muajin janarin në Buckingham Palace, por duke parë rëndësinë e këtij samiti (Mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës) ka vendosur t’ia delegojë këtë aktivitet gjeneratës së re.

Kështu William dhe Kate e kanë luajtur më së miri rolin e tyre. Të ndihmuar edhe nga kontesha e Wessex, dukët e Cambridge i kanë pritur të gjithë kryetarët e Shteteve dhe kanë pozuar së bashku me ta në Sallën e fronit.
Takimi është zhvilluar pa asnjë problem dhe William dhe Kate janë shfaqur shumë të kënaqur dhe të lumtur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: