Duka e Sussex fluturoi në Romë, Itali dje në mëngjes nga Aeroporti i Londrës Heathrow ndërsa Meghan dhe Archie Harrison qëndruan pas. Ai u ul në aeroportin e Fiumicino ku edhe do niset për fejesën mbretërore në qytet në të cilën do të marrë pjesë edhe në lojën e polos.  Duka do të luajë për bamirësi në kupën e Polos, në klubin e Romës sot për të rritur fondet, të cilat do shkojnë menjëherë për bamirësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pjesëmarrja e tij do të jetë koha e tij e dytë jashtë vendit në më shumë se dy javë që kur Archie ka lindur të hënën, më 6 maj.

Vetëm tre ditë pas lindjes mbretërore, Harry udhëtoi drejt Hollandës  për të marrë pjesë në  Invictus Games 2020 në Hagë. Pas lindjes së djalit, Harry u shpreh se të qenit prindër është diçka e mahnitshme.

“Të jesh prindër është e mahnitshme.Kanë qenë vetëm dy ditë e gjysmë, tri ditë, por jemi aq të lumtur sa të kemi pakon tonë të vogël të gëzimit dhe të jemi në gjendje të kalojmë disa kohë të çmuara me të dhe ngadalë fillon të rritet.”-shkruante Harry.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb