Daniel Radcliffe, aktori simbol i sagës së Harry Poter, thuhet se i ka kërkuar martesë, të fejuarës së tij Erin Darke, artiste dhe aktiviste, sipas asaj që raporton Star Magazine.

Të dy janë bashkë prej katër vjetësh dhe duket se ish magjistari i Hogwarts ka vendosur më në fund të krijojë një familje dhe i ka dhuruar bukuroshes së tij një unazë me diamant shumë të çmuar.

Daniel (27) dhe Erin (28 vjeç), që jetojnë bashkë prej kohësh në Manhattan, nuk i konfirmojnë thashethemet, por as nuk i mohojnë ato, por nëse lajmi është i vërtetë duhet të presim një dasmë vërtetë ‘magjike’, me një listë të gjatë të ftuarish.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb