Organizimi i qytetit të Tiranës në fundin e periudhës osmane vjen në një hartë unike të 1915-ës. Arkitektët Artan Shkreli dhe Ledian Zeqollari e prezantuan atë në “Berk” pasi harta u gjet në arkivin e shtetit austriak.

Artan Shkreli: Bashkë me ledion kemi bërë një rrugëtim që kur Ledio ma dërgoi këtë hartë. Të dy arrijmë në përfundimin që harta nuk është publikuar asnjëherë, edhe pse është përmendur disa herë. Ne dimë që planet e para të Tiranës janë bërë më 1917 nga austriakët. Ka njëtopografi të qartë, dy janë gjërat kryesore, garnizonet “Skënderbej” të austriakëve, ku është sheshi Skënderbej sot, dhe rruga 28 Nentori, mes xhamisë sëEthem Beut dhe xhamisë së Vjetër të Tiranës.

Ledian Zeqollari: E rëndësishme është që kjo hartë,ose ky plan, ka të detajuara dy legjenda: ka një të emërtimeve, ku janë 28 emërtime, dhe legjendën tjetër qëështë me 14 emërtime me shkronja, ku janë të përcaktuara të gjitha pikat, sidomos të komandës austrohungareze.

Shumë prej pikave të legjendës së hartës u ilustruan me fotografi tëkohës realizuar nga austriakët.në imazhe shfaqen edhe objekte që nuk janë më, si kisha e Shën Prokopit, kazermat e ushtrisë, ose komanda e austriakëve, objektet pranë rrugës së Elbasanit, pazari i vjetër i Tiranës, sarajet me godina që ruhen a kanë humbur, rruga “28 nëntori”, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb