BERAT

Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit dhe Korçës, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb, se bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Beratit do të jetë pa afat, ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin r hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe  si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Edhe avokati Qazim Goxhaj ka deklaruar se vetëm bojkoti mund të ndryshojë këto vendime qesharake në dëm të avokatëve.

KORÇË

Sakaq, gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sot është ngritur në protestë edhe dhoma vendore e avokatisë në Korçë e cila është mbledhur para gjykatës së këtij qyteti.

Nëpërmjet kësaj proteste avokatët kanë

bërë të ditur ashpërsimin e bojkotit si kundërshtim për Hartën e re Gjyqësore, e cila ka hasur kontest të gjerë nga komuniteti i avokatëve.

Kreu i kësaj dhome në Korçë, Arben Lena ka theksuar se në inkuadrim me vendimmarrjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, do të bojkotohen pa afat të gjitha proceset gjyqësore duke nisur prej ditës së sotme, gjithashtu një përshkallëzim i bojkotit është dhe tërheqja e listave kryesisht të avokatëve, për masat e sigurisë mbi një afat 10 ditor ndërsa për avokatët që do shkojnë kundër kësaj vendimmarrje, dhoma kombëtare do të marrë masa tek komisioni i disiplinës.

Arben Lena theksoi se për çështjen e hartës gjyqësore, pavarësisht bojkotit dhe protestave nuk ka pasur reagim nga institucionet të cilat kanë përgjegjësi të miratojnë këtë hartë ndërsa theksoi se kërkesat e tyre janë për kthimin e hartës gjyqësore, për shqyrtim në KLGJ nga ana e Këshillit të Ministrave.

ELBASAN

Edhe Dhoma e Avokatisë Elbasan është solidarizuar me simotrat e saj për bojkotin jo vetëm të seancave të caktimit të masës së sigurisë por edhe të seancave gjyqësore. Gazetari Fatmir Popja raporton se kryetari i Dhomës së Avokatëve të Elbasanit, Demir Çiftja në një komunikim me mediat tha se ky bojkot është i rëndësishëm edhe për qytetarët, ndonëse atyre po iu zvarriten proceset gjyqësore, pasi me miratimin e hartës së re nuk do të kenë më akses në drejtësi.

“Dhoma e avokatisë Elbasan vendos të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësor civili penale, administrative pa afat kohor dhe për 10 ditë edhe masat e sigurisë. Këshilli Kombëtar e ka marrë me shumë shpejtësi dje në një mbledhje urgjente, në funksion të mosreagimit të institucioneve për bojkotin që ne paralajmëruam. Qytetarët janë ata që marrin gjithë koston. Harta e re gjyqësore, aksesi i qytetarëve në drejtësi është po aq i rëndësishëm sa bojkoti që po bëjmë ne. Nuk e di si KLGJ merret me hartën e re gjyqësore kur më emergjentja është plotësimi i vendeve vakante, si mund t’i lëmë gjykatat pa gjyqtarë dhe prokurorë. Ata persona do jenë të pambrojtur, do iu mohohet e drejta për tu mbrojtur”, pohoi ai.

SHKODËR

Avokatët e Shkodrës i bashkohen bojkotit të seancave gjyqësore si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar nga ëshilli i Lartë Gjyqësor dhe që pritet të kalojë për miratim. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se avokatët e Shkodrës u shprehen se bojkoti i do vijojë edhe për 10 ditë me radhë dhe në rast se nuk merret asnjë masë për ta rishqyrtuar hartën e re gjyqësore atëherë protesta do të përshkallëzohet. Kryetari i Dhomës së avokatisë në Shkodër ,Anton Kosteri, kërkoi që qeveria të mos e miratojë hartën e re gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb