Ditën e sotme po mbahet një protestë e thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si një formë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë të ditur hapin e radhës që do të ndiqet, duke siguruar që çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne ju sigurojmë që harta do krijojë problematika dhe nuk do të jetë e arritur, ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Kemi paraqitur argumente që drejtësia të jetë e realizueshme dhe qytetarët të kenë akses. Kemi propozuar shumë variante që janë të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse.

Do ta dërgojmë në Kushtetuese, ai është hapi i fundit, jemi juristë.

Kemi një kuadër ligjor që përbëhet nga ligji për avokatët dhe ju siguroj që çdo hap i hedhur është konform legjislacionit.

Në lidhje deklaratën e ministrit Manja për kufizimin e avokatëve, çdo përpjekje për kufizimin është e dështuar për shkak të një vendimi të Kushtetueses që asnjë pushtet tjetër nuk mund të ndërhyjë në profesionin e avokatit, një profesion i vetërregulluar.

Po presim një reagim të fundit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pastaj rruga tjetër është teknike që ne e zotërojmë në plotësi”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: