Komiteti i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, ka vendosur masën për pezullim 3 muaj të licencës së avokatit nga Fieri Nexhip Dauti, i cili theu bojkotin.

Ndërkohë, burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se dy raste të tjera janë shtyrë për në datën 26 korrik, pasi se nuk kishte kaluar afati 15 ditor për të përgatitur mbrojtjen.

Kujtojmë se më herët Komisioni Disiplines, në një deklaratë publike bëri me dije se vendosi pezullimin e licencës profesionale të avokatit Nexhip Dauti, duke e konsideruar shkelje të rëndë “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomës Fier.

“Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!”, thuhej në deklaratë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb