Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News24”, komentoi vendimin hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se sistemi nuk i përgjigjet fluksit të gjykimeve.

“Gjykata e Apelit të Tiranës që do të jetë e Apelit të Përgjithshëm nga sot e tutje, nuk ka ambient për të përballuar flukset. Duhet të shkoni të shihni se ku punojnë gjyqtarët”, tha Gjokutaj.

Gjatë kësaj interviste, Gjokutaj më tej tha se nuk është marrë parasysh efektiviteti dhe se sipas tij sistemi i ri nuk do t’i përgjigjet kërkesave të realizimit të drejtësisë në kohë të qytetarëve.

 

“Është e pamundur që në këto kushte të realizohet. Drejtësia nuk mund të jepet në këtë formë, në të cilën ndodhet Gjykata e Apelit. Nuk mundet që të ketë përqendrim në vetëm një gjykatë…Problemet nuk janë llogaritur në bërjen e kësaj harte të re gjyqësore. Si psh, një shërbim gjyqësor pa qenë në Gjykatë, regjistrimi i një ankimi, punon apo jo sistemi sepse ka edhe probleme të tilla! Harta është bërë pa u konsultuar me avokatë apo me grupet e interesit dhe si çdo gjë tjetër. Ndaj them se gjërat që nisen shpejt dhe bëhen me procedurë të përshpejtuar janë të destinuar të dështojnë”, tha më tej Gjokutaj, duke shtuar: “Korrupsioni asnjëherë nuk lidhet me largësinë gjeografike, aq më tepër që Shqipëria është e vogël”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb