Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian bëri me dije se nuk do të ketë ndryshime ligjore që të detyrojë Vettingun t’i çojë në Prokurori rastet e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.

“Ne kemi pasur dy sugjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh çështjesh se ajo e Gjirokastrës, sugjeruam që dhe për shkak të logjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën. Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat.

Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, pse aty, se gjykata e Lushnjes do shkrihej dhe do shkonte ne Fier”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: