Wikipedia ka publikuar hartën e re për përhapjen e koronavirusit ku Kina ‘nxin’ prej vdekjeve me 2 2870 dhe 79 mijë e 826 të prekur. Ndërkohë në Europë Shqipëria është ndër të paktat që nuk është prekur së bashku me Portugalinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen, Slloveninë, Ukrainën, Moldavinë, Çekinë, Sllovakinë dhe Letoninë.

Sa i përket rajonit ballkanik Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Rumania kanë konfirmuar rastet e pakta të prekura por të izoluara ndërsa dyshime ka për Bullgarinë dhe Turqinë.

Në botë Italia, Irani dhe Koreja e Jugut janë vendet më problematike dhe të prekura pas Kinës, të cilat Wikipedia i ka vendosur ngjyrën e kuqe. Më pak problematike sitauta  është në kontinentet e Amerikës së Jugut ku në Guajanën franceze ka një viktimë dhe 2 të prekur në Brazil. Kurse në Afrikë të prekura janë Egjipti që rekuperoi dy rastet e vetme, Algjeria dhe Nigeria.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb