Në 24 orët e fundit policia italiane ka goditur një organizatë kriminale që trafikon klandestinë në Adriatik. Në këtë organizatë marrin pjesë kontrabandistë cigaresh nga Shqipëria me bashkëpunëtorë në Greqi, Itali dhe Mal të Zi. ‘Zougla.gr’ shkruan se shqiptarët merren me organizimin e skafeve ndërsa grekët dhe italianët me transportimin e klandestinëve.

Ndërkohë, në operacion morën pjesë policitë greke, malazeze dhe shqiptare. Siç raporton kjo media, hetimet kanë nisur në vitin 2014 kur organizata ka arritur të trafikojë shumë sirianë, somalezë dhe irakenë nga Turqia në Italia përmes Greqisë. Klandestinet paguanin 4500 euro për kokë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Sakaq, në këtë banda të trafikut ishin të përfshirë 26 italianë, shqiptarë e greke. Çdo skafist përfitonte një shumë prej 10.000 euro. Ndërkaq, deri tani janë arrestuar 6 italianë nga Brindisi dhe 1 grek, ndërkohë 6 prej të kërkuarve fshihen në Shqipëri e Greqi.
Harta kontrabanda

image
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb