The Guardian ka investuar rrjedhjen masive të një prej bankave më të mëdha në botë, Credit Suisse, me seli në Zvicër. Në të, janë publikuar pasuritë e fshehura të politikanëve, trafikantëve të drogës dhe kriminelëve.

Në listë, ishin përfshirë shumë ish-personazhe të njohur, si ish-diktatori i Filipinëve Ferdinandi dhe gruaja e tij Imelda, të cilët mendohet se vodhën 10 mld euro. Nga ana tjetër, i implikuar është edhe Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës, i cili akuzohet për vjedhjen e 200 mln eurove.

Në investigimin e “The Guardian”, nuk është publikuar listë shtetesh, por vetëm hartë, të cilën nëse e zmadhon, me një rreth të kuq shfaqen vendet nga ku janë llogaritë e personave të korruptuar. Ky rreth i kuq, është edhe mbi Shqipërinë, por nuk dihen emra konkretë.

  • foto galeri

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Investigimi i “The Guardian”/ Zbulohen të dhëna nga një prej bankave më të mëdha në botë, implikohen politikanë e kriminelë, kush është ish-kryeministri ukrainas që “gllabëroi” 200 mln euro

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb