Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga sulmet e fundit me raketa të forcave ruse, që goditën një bllok apartamentesh në rajonin e Donbasit, duke e shembur.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori rajonal, duke thënë se nga sulmi kanë humbur jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja

Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha në Telegram se sulmi ndodhi të shtunën mbrëma në qytezën Chasiv Yar.

Deri më tani janë konfirmuar pesë të plagosur, kurse numri i atyre që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja shkon në mbi 35.

Bazuar në informacionet e banorëve lokalë, të paktën 35 persona kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtesës pesëkatëshe.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish ka bërë thirrje që sa më shumë armë t’i dërgohen ukrainasve që të mbrohen nga agresioni rusi.

Ndërkohë, BBC ka publikuar edhe hartën, që tregon avancimin e trupave ruse në disa rajone të Ukrainës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb