TIRANE – Ministria e Zhvillimit Urban ka hapur një tender ndërkombëtar, për të kërkuar angazhimin e ekspertëve dhe studiove ndërkombëtare në hartimin e planeve të përgjithshme vendore.

Gjatë fjalës së saj në takimin që zhvilloi sot me 26 krerët të njësive vendore, ministrja Eglantina Gjermeni theksoi se angazhimi i qeverisë, përveç asistencës financiare për 26 njësitë vendore, do të konsistojë edhe në asistencë teknike.

“Kemi hapur një tender ndërkombëtar për të kërkuar angazhimin e ekspertëve dhe studiove ndërkombëtare, për të përzgjedhur më të mirët për hartimin e planeve të përgjithshme vendore.”- deklaroi Gjermeni.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, tenderi është publikuar në datën 6 gusht dhe deri tani është konstatuar se pjesëmarrja është e konsiderueshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: