Producenti amerikan Harvey Weinstein është deklaruar fajtor për agresion seksual dhe përdhunim, gjatë procesit ku akuzohej për përdhumin seksual. Aktakuza vjen tre javë pas dëshmisë, në të cilën ishte akuzuar për dhunë seksuale.

Weinstein tani rrezikon nga 5 deri në 25 vjet burg për akuzën më të rëndë për të cilën u shpall fajtor nga juria, akti seksual i shkallës së parë bazuar në akuzat e Miriam Haley. Por Weinstein, është liruar nga akuzat më të rënda ndaj tij, për sulm të dhunshëm seksual dhe dhunim i shkallës së parë.

Në pritje të seancës, gjyqtari e dërgoi Weinstein përsëri në burg kundër kërkesave të avokatit mbrojtës që kishin kërkuar arrest shtëpie për arsye shëndetësore.

Gjashtë femra kanë dëshmuar kundër Weinstein në proçesin e New York, por proçesi ishte ndërtuar vetëm në akuzat e dy prej tyre, ish asistentes së tij Miriam Hailey dhe aspirantja artiste Jessica Mann, ndërsa të tjerat kanë shërbyer thjesht si mbështetëse. Weinstein duhet ti përgjigjet akuzave për përdhunim dhe ngacmime seksuale edhe në një gjykatë të Los Angeles.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb