Pas javës 33 në Superiore verdiktet thuajse janë dhënë të gjitha, ku e vetmja luftë e ndezur duket se është Evropa. Tirana kampione tashmë po mendon për pjesëmarrjen në Champions, njëkohësisht edhe me rinovimet dhe shitjet e mundshme.

Një nga temat më të nxehta te Tirana është ajo e trajnerit Orges Shehi, të cilit i përfundon kontrata në fund të majit. Trajneri i njohur Bledi Shkëmbi, në emisionin “Sport News” në News24 të moderuar nga Enxhi Biba, dha mendimin e tij për trajnerin e Tiranës.

Gjithashtu, Shkëmbi foli edhe për Dinamon, që sipas tij, në kampin blu më shumë u përpoqën të gjenin fajtorin te rezutaltet, sesa të luftonin fort kur ishin shanset për të mbijetuar. Ish-trajneri i Dinamos komplimentoi Skukën e Partizanit për formën e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb