TIRANE

Në një kohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e e 16 shkurtit, deputeti i PD-së Endri Hasa ka ndarë disa foto nga autostrada Tiranë-Durrës, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon qarkullimin e qytetarëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputeti Hasa shkruan se është hedhur zhavorr në autostradën Tiranë-Durrës qëllimisht para protestës, ndërsa i kërkon Ramës të tërhiqet.

Demokrati thekson se me 16 shkurt qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë Durrës që të pengojë me çdo kusht qarkullimin e lirë të njerëzve.
Thuhet që cmenduria e tij nga frika e madhe ëe e ka pushtuar do shkoje deri atje sa te shembe dhe hyrjen e tunelit te Elbasanit qe te bllokojne dhe kete hyrje drejt Tiranes.
Edi Rama të tërhiqet sa seshte vonë se ndryshe protestuesit do ta marrin përpara bashkë me zhavorrin qe ka hedhur për ta hedhur dhe atë vetë në lumë në 16 Shkurt!
Qytetarët e lirë do marrin në dorë fatet e tyre në 16 Shkurt dhe do tja rikthejnë Shqipërinë qytetareve.
Tik Tak Tik Tak gongu final po afron”, shkruan Hasa në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb