HAGË 

Avokati i Hashim Thaçit, Hooper, në Gjykatën e Hagës, ku po mbahet gjyqi ndaj ish-presidentit të Republikës së Kosovës deklaroi se Thaçi është cilësuar nga ana e Joe Biden si “George Uashingtoni i Kosovës”.

Hooper theksoi se Thaçi ka qenë njeri i luftës dhe më pas i paqes në Kosovë dhe se ka reputacion të mirë në vendin e tij e në bashkësinë ndërkombëtare.

Avokati Hooper: Hashim Thaçi është një person me autoritetet në Kosovë, ka qenë njeriu i luftës e tani i paqes. Thaçi është vlerësuar nga diplomatë dhe politikanë amerikanë.

Ai është ndër burrat që ka pasur proceset më të rëndësishme drejt lirisë së Kosovës. Joe Biden ka thënë se Hashim Thaçi është George Uashingtoni i Kosovës.

Hashim Thaçi: Gjithçka që doja të thosha e potencoi avokati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb