KOSOVË

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka sulmuar presidentin e vendit me pretendimin se ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjin.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, kreu i LDK-së i është drejtuar Hashim Thaçit që të heqë dorë nga bllokimi i këtij institucioni,  pasi sipas tij, vijim më tej i kësaj gjendjeje do të reflektojë pasoja për subjektet politike, vendin dhe rendin kushtetues.

“Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin. Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare. Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive

Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: