KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga qindra mbështetës me flamuj kuqezinj, të UÇK-së apo uniformë ushtarake. Eskorta prej 5 makinash në Morinë mezi ka kaluar prej turmës, teksa Presidenti vendosi një çast të dalë nga makina dhe të përshëndesë mbështetësit.

Prej 4 ditësh ai u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë që ka ngritur një aktakuzë ndaj tij si ish- drejtor politik i UÇK-së për rreth 100 vrasje gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se nëse kjo akuzë konfirmohet do japë dorëheqjen si President i Kosovës.

Duket se përshëndetja në Morinë i qëndron fjalës së tij se për 4 ditët e pyetjeve nga Prokuroria Speciale në Hagë do të shprehet vetëm nesër në orën 20:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb